Është një nga opsionet më të njohura për mënynë e mëngjesit, por nuk është edhe aq e shëndetshme.
Nutella po përballet me kritika të ashpra për shkak të përmbajtjes së produktit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Në foto ilustrohet përmbajtja e aerokremit të njohur: vaj palme, pluhur qumështi, kakao, lajthi dhe sheqer.
Fotoja e cila është shpërndarë në gjithë botë, përshkruan proporcionin e secilit përbërës duke shkaktuar zemërim te konsumatorët për shkak të përmbajtjes së lartë të vajit të palmës.
Vaji i palmës së fundmi është cilësuar si potencialisht kancerogjen nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore.
Kompania e cila prodhon Nutellën, Ferrero, ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe thotë se vaji i përdorur në këtë produkt është i sigurt.
Megjithatë, nuk është vetëm vaji, por edhe përmbajtja e lartë e sheqerit që po shqetëson konsumuesit. /Gazeta Shneta/