Nëse deri më sot jeni shtrirë me kokën qull, pasi të lexoni më poshtë çfarë ndodh me flokët tuaj do e mendoni dy herë pasi ta bëni një gjë të tillë.
Këputja e flokëve
Fjetja me flokë të lagur rrit shanset e këputjes së flokëve.
Dhimbje koke
Kur ju flini, temperatura e trupit rritet, kur ndërkohë ajo e flokëve është më e ulët. Kjo luhatje shkakton dhimbje koke.
Kruajtje
Kur flini me flokë të lagur, lagështia formon një barriere në lëkurën e kokës duke ju shkaktuar kruajtje.
Infeksionet
Lagia e jastëkut do të krijojë një mjedis ideal për rritjen e baktereve.
Dhimbje të muskujve
Flokët e lagur çojnë në ndryshimin e temperaturës së trupit tuaj. Si pasojë muskujt do të kontraktohen duke ju shkaktuar dhimbje apo në rastin më të keq paralizë të fytyrës.
Zbokth
Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës. /b.l/noa.al/