Trangujt mund të jenë një mrekulli vërtet freskuese në ditët e nxehta të verës, por përkundër kësaj, ato ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Ata janë të lartë në lëndë ushqyese, me kalori të ulët dhe të pasur me ujë dhe elektrolite, transmeton Gazeta Shneta.
Ju mund të gjeni tranguj të freskët gjatë gjithë vitit, ndërsa në paragrafet më poshtë janë disa nga arsyet që duhet t’i konsumoni shumë shpesh:
Mineralet
Trangujt janë të lartë në minerale, duke përfshirë kaliumin, magnezin dhe silikonin, të cilat janë të nevojshëm për funksione të shumta në trup.
Eliminimi i toksinave
Trangujt janë të ngarkuar me ujë që eliminon mbeturinat nga trupi, dhe madje edhe shkrijnë gurët në veshka.
Luftojnë diabetin, ulin kolesterolin dhe kontrollojnë shtypjen e gjakut
Fibra, magnezi dhe kaliumi – që të gjitha këto gjenden në nivele të larta në tranguj, rregullojnë shtypjen e gjakut. Lëngu i trangujve është i pasur me një hormon që nevojitet për qelizat e pankreasit për të prodhuar insulinë.
Vitaminat
Trangujt përmbajnë sasi të nevojshme të vitaminave gjatë ditës. Ata janë të pasur me vitaminë C, A dhe B, të cilat nxisin imunitetin dhe nxisin trupin në eliminimin e toksinave.
Hidraton trupin
Një trangull i freskët përmban 90% ujë, kështu me konsumimin e tij, ai hidraton trupin dhe hidraton lëkurën.
Lufton kancerin
Trangujt janë të lartë në tre lignane, secoisolariciresinol, lariciresinol dhe pinoresinol, të cilët parandalojnë lloje të ndryshme të kancerit, si ai i gjakut, vezoreve, prostatës dhe mitrës.
Mbështesin shëndetin e veshkave
Ato zvogëlojnë acidin urik në trup dhe mbajnë veshkat të shëndetshme.
Djegin yndyrën dhe bëjnë humbjen e peshës
Trangujt janë të lartë në ujë dhe kanë numër të vogël të kalorive, kështu që janë të shkëlqyer për humbje peshe. Për më tepër, ata janë gjithashtu të pasura me fibra dhe kështu ndihmojnë tretjen dhe parandalimin e kapsitjes.
Mishra të dhëmbëve të shëndetshëm dhe erë e freskët e gojës
Në momentin kur përtypni trangullin, ajo liron lëngun i cili mbron mishërat nga infeksionet dhe inflamacionet.
Kastravecat janë gjithashtu të larta në fitokemikale, të cilat luftojnë erën e keqe të gojës dhe shkatërrojnë bakteret./Gazeta Shneta/