Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërmarr masa sot ndaj mjekut turk, në ordinancën e të cilit u gjenden shumë parregullsi dhe shkelje.
Dr. Ahmet Payasli është urdhëruar sot që të ndalojë punën në ordinancën e tij private specialistike gjinekologjike, shkruan Gazeta Shneta.
Për licencimin apo jo të këtij mjeku, do të vendoset pas shqyrtimit të Komisionit Etik për gjetjet në rastin e tij.
Gazeta Shneta ka kontaktuar me ordinancën e Payaslit dhe ka dërguar pyetje në emailin zyrtar, por mjeku nga Turqia nuk ka pranuar të flas për bastisjen, barnat pa afat, si dhe produktet medicinale që nevojiten për trajtimin me IVF e të cilat nuk kanë pasur origjinë.
“Pershendetje sipas sygjerimeve te avokatit nuk mundeni me u pergjegj ne pytejte e parashtruara sepse hetimet jane ne vijim e siper dhe se te gjitha keto ceshtje ne do ti sqarojme ne proceduren hetimore”, thuhet në përgjigjen e zyrtares së ordinancës Arta Lezi.
Njësiti i Krimeve Ekonomike ka gjetur dhe konfiskuar para kesh, të cilat nuk përputheshin me deklarimet në ATK. Poashtu ka konfiskuar dy laptopë, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme.