Komuna e Fushë-Kosovës apelon qytetarët që t’i dërgojnë fëmijët me mbi 9 muaj për vaksinim në Qendrat e Mjekësië Familjare.
Kjo vaksinë ashtu siq thuhet në njoftim është kundër fruthit. Edhe pse në të kaluarën vaksinat kundër fruthit janë bërë mbas muajit të 12-të, por për shkak të rasteve të shpeshta që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë, kërkohet për shkaqe të sigurisë që kjo vaksinë të merret qysh në muajin e 9-të.
Për më shumë keni më poshtë njoftimin e plotë nga Komuna në Fushë-Kosovë./Gazeta Shneta/