Keni dëgjuar tragjedi të ndryshme dhe prekëse, të cilat asnjë prind nuk do të mund ta imagjinonte se mund t’i ndodhë edhe fëmijës së tij. Fatkeqësisht, aksidentet e paparashikueshme ngjajnë më të vërtetë, prandaj edhe duhet të ndalemi dhe t’i kushtojmë vëmendje rrëfimeve të nënave që kanë përjetuar ngjarje të ndryshme me fëmijët e tyre.
Ja njëra prej tyre që ka ndodhur së fundi:
Një nënë nga Australia, e quajtur Gail Oster, po mundohet t’i paralajmëroj të gjithë prindërit rreth një rreziku, prej të cilit vajza e saj 6-vjeçare thuajse humbi jetën nga ngulfatja gjatë lojës. Vazja 6-vjeçare pati fatin të jetë e gjallë ditët e sotme, por nëna e saj dëshiron t’iu tregoj nënave të tjera që të kenë kujdesë me të gjitha kapelat që kanë varëse mbajtëse në qafë.
Në rastin e kësaj 6-vjeçareje, ajo ishte duke luajtur në rrëshqitëse për fëmijë, dhe varësja mbajtëse e kapelës i ishte kapur në rrëshqitëse, duke e mbajtur Marleyn të varur për pak kohë derisa është shpëtur, ngjarje pas së cilës i ka mbetur edhe një shenjë në qafën e saj të vockël, transmeton Gazeta Shneta.
Pas këtij incidenti të tmerrshëm për Gailin, ajo është mundur çdo ditë t’i njohtoj të gjithë prindërit nëpërmjet faqen personale ne Facebook, që të bëjnë sa më shumë kujdes me kapelat e fëmijëvë të tyre, dhe të mos përjetojnë të njejtën fatkeqësi si ajo. /Gazeta Shneta/