Kryeministri Rama e ka nisur diten me nje pershendetje speciale per vajzen e vogel, 7 vjecaren Mikaela qe i ishte drejtuar atij me nje leter prekese per veshtiresite e shumta qe kalonte ajo dhe nena e saj.
Duke uruar dite te mbare per gjithe shqiptaret pikerisht me foton e Mikaeles, Rama jep lajmin e mire, se perpos mbeshtetjes se dhene nga bashkia e Tiranes per qerane e shtepise, nena e saj do te punesohet sapo te behet me mire.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qeranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë ”- shkruan Rama ne faqen e tij ne FB.