Lindja e bebes së shumë pritur, nisi pikërisht në kohën kur prindërit ishin ngujuar nga uragani i tmerrshëm Harvey.
Annie dhe Greg Smith, që të doktor, kishin tentuar disa herë për të mbetur shtatëzënë, por deri tani, Annie kishte përjetuar dy aborte të njëpasnjëshme. Por, qëndresa e tyre, u shpërblye me një lindje pas kaq shumë këmbnguljeve.
Çifti po e prisnin lindjen e vajzës së tyre të dielën, por fatkeqësisht për shkak të urganit të tmerrshëm, ndërtesa e apartamentit të tyre ishte ngujuar nga niveli i lartë i ujit, dhe s’kishte mënyra për të shkuar në spital. Prandaj, bashkëshorti i saj mblodhi gjërat e nevojshme shtëpiake, dhe pas pak minutash, edhe disa fqinjë që ishin infermier në Spitalin Qëndror të Virgjinias, u afruan për të dhënë ndihmën e tyre, shkruan Life Site News, transmeton Gazeta Shneta.
Në fund të të gjithë vështirësive dhe stresit, Annie mori në krahët e saj beben Adrielle, pas 12 orësh.
Adrielle peshonte 3.17 kg, dhe bashkë me nënën e saj janë shëndosh e mirë, por çfarë është më interesantja, është nofka që miqtë i kanë vënë Adrielles. Ajo, përpos emrit legjitim, quhet edhe “Bebja Harvey”, dhe “Bebja Uragan”. /Gazeta Shneta/