Një vajzë nga India peshonte vetëm 30 kilogramë para se nga stomaku i saj të nxirrej një tufë e madhe flokësh
Pacientja 20-vjeçare vuante nga sindroma Rapunzelov, një gjendje e rrallë ekstreme, e cila krijohet përmes ngrënies së flokëve.
Mjekët e spitalit “Raxhavadi” në Mumbai thanë se vajza ishte lajmëruar për shkak të dhimbjeve në bark dhe vjelljes, shkruajnë mediat britanike, transmeton Gazeta Shneta.
Ata kanë nxjerrë nga stomaku i vajzës flokë në gjatësi prej 25 centimetrash dhe të gjera rreth 12 centimetra.
Kirurgët thanë se vajza tash është në gjendje më të mirë. /Gazeta Shneta/