Një doktor në Kinë ka fjetur në dyshemenë e spitalit, pasi kishte 28 orë që punonte në kirurgji.
Ngjarja, e ndodhur më 30 mars në spitalin Dingyuan County në Kinë është bërë virale nëpër rrjete sociale, ku duket mjeku i shtrirë në tokë.
Luo Heng ishte shumë i lodhur sepse duhet të kryente dy operacione gjatë natës, dhe të nesërmen në mëngjes e prisnin tre të tjera. Shumë njerëz e kanë vlerësuar për dedikimin e tij në punë, shkruan Arberesh.info.
“Unë shpresoj që mediat ta publikojnë një gjë të tillë. “Një doktor nuk është vecse një profesion, por është gjithashtu person,” – tha një komentues online. /Gazeta Shneta/