Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbajë gjatë ditës së sotme.
Në fundjavë pritet të mbajë mot edhe më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Ditën e diel vransirat gradualisht pritet të shtohen, derisa ditën e hënë në orët e pasdites priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
Temperaturat gjatë ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, me minimale nga 9C deri në 14C, e maksimale nga 26C deri në 31C.
Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-6m/s.
Shtypja atmosferike pasi që do të shënojë rritje, deri në fundjavë gradualisht do të zbres rreth vlerave normale.