Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

2018-12-07 në ora 08:46

Gjatë ditës së sotme pritet të mbaj mot kryesisht me diell dhe vransira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Ditën e shtunë dhe të dielën do të jet mot kryesisht me vransira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së dielë, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, raporton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

Të hënën pritet të rikthehen reshjet e borës ndërsa do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 7C.

Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet ndjeshëm mbi vlera normale, por më pas pritet të pësojë rënie. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *