Java në vijim pritet të mbaj më të butë, kohëpaskohe me shi dhe erë.
E hënë: Mot kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me erë. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
E martë: Mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje shi.
E mërkure: Mot i butë, me erë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite me reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
E enjte: Mot i butë, kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me erë. Kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje priten kthjellime.
E premte: Mot i butë, me vransira dhe diell.
Parashikimi i ndotjes së ajrit:
Me kushtet meteorologjike që parashikohen për ditët e ardhshme, do të kemi mot më dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat e indeksit AQI do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Ditën e hënë në mëngjes vlerat momentale mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë javës në vijim, temperaturat e ajrit, do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 5C, e maksimalet nga 9C deri në 12C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e ulët, nën vlera normale, e në pjesën e dytë të javë të shënojë rritje rreth këtyre vlerave. /Gazeta Shneta/