Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti për zonat malore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga kthjellime.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten relativisht të freskëta ne orët e mëngjesit por temperatura të larta pritet të ketë në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.