Meteorologët kanë parashikuar për sot mot të butë, i kthjellët dhe me diell.
Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 1C, e ato maksimale nga 10C deri 13C, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.