Vendi jonë nga dita e sotme pritet të përfshihet nga një front i ftohtë që do të shtrihet në lindje të rajonit, dhe do të krijojë mundësi që gjatë orëve të pasdites vende-vende të ketë riga lokale shiu me bubullima.
Ditëve të fundjavës do të vazhdoj të mbajë mot i nxehtë, por me vransira dhe diell, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes vende-vende priten edhe të reshura shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten mbi vlera mesatare, me minimale që do të sillen nga 13C deri në 16C, e ato maksimale nga 29C deri në 32C.
Do të fryejë erë e lehtë, kryesisht nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.