Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së sotme priten reshje lokale shiu me bubullima, më të theksuara vende-vende.
Të mërkurën një front i ftohtë do të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë mot jo shumë të ngrohtë dhe rënie të lehtë të temperaturave nga dita e enjte, derisa të reshurat pritet të pushojnë, njofton Prishtina Ëeather, transmeton Gazeta Shneta.
Temperaturat minimale do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 25C deri në 27C, e nga dita e enjte, minimalet do të zbresin deri në 6C, e ato maksimale deri në 22C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-11m/s. Shtypja atmosferike nga dita e mërkurë do të shënojë rritje mbi vlera normale.