Parashikimi i motit, bora e parë pritet ta zbardhë vendin

2019-12-02 në ora 09:07

Masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit, do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Dita e sotme do të vijojë me mot kryesisht të vranët, por stabil. Gjatë orëve të pas ditës vranësirat do të intensifikohen dhe si pasojë do të ketë rënie në fushat termike.

Këto kushte të krijuara meteorologjike do të mundësojnë që mbi të gjithë territorin e vendit sonte në mbrëmje dhe nesër të fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës edhe në viset e ulëta, të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për persona me sëmundje kronike, ndërsa ngasësve të automjeteve kujdes, pasi që rrugët në orët e para të ditës dhe gjatë natës do të jenë të rrëshqitshme për shkak të ngricave. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *