Nëse keni marrë vendimin për të mbetur shtatzënë, ju duhet të merrni një sasi të duhur hekuri.
Kështu rekomandon doktoresha Anila Kalleshi, e cila me anë të një postimi ka treguar se çfarë sasie dhe si duhet ta konsumoni hekurin.
Kjo është e rëndësishme pasi gjatë shtatzënisë kërkesa për konsum të hekurit rritet në 27mg/dita, kurse Dr. Anila rekomandon që para shtatzënisë të merrni deri në 18 mg çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, ajo rekomandon që t’i përshtatni organizmit tuaj mënyrën e marrjes së hekurit, pasi jo çdo femër e përballon lehtë dhe pa ndryshime./GazetaShneta