Një grua e ka mahnitur botën jo vetëm nga lindja e fëmijës së vet 11 javë herët nga makina, por edhe nga fakti se foshnja e saj kishte lindur me qeskë amnitoike.
Qesja amniotike është e mbushur me lëngje, në të cilën foshnja e palindur lëviz – ajo gjithashtu ndihmon që ta mbrojë foshnjën nga lëndimet, si dhe i furnizon ato me lëngje, transmeton Gazeta Shneta.
Pas një regjimi 45 minutësh të kontraktimeve gjithnjë e më intensive, gruaja vendosi të shkonte në spital për t’u kontrolluar nëse ishte në rregull.
“Unë e njoftova 911 pasi isha e frikësuar. Isha aq e frikësuar sa nuk mund të më kuptonin si shkak i britmave që më shkaktonin kontraktimet, kështu që ia dorëzova telefonin të fejuarit tim.”
“I hoqa pantallonat ngadalë, pasi që e dija që isha gati të lindje dhe me një shtytje e linda foshnjën.”, rrëfeu nëna.
Fëmija është lindur shëndosh e mirë, i cili menjëherë pas lindjes ishte dërguar për testime të mëtutjeshme në spital./Gazeta Shneta/