Kur nëna Sarah Maund shkoi në spital në javën e 22-të për të lindur me operacion, nuk ishte në dijeni se gjatë procesit do të incizohej një video tepër e rrallë e binjakëve në barkun e saj.
Operacioni u krye me një metodë laserike, për shkak se binjakët ishin në një gjendje të rëndë e cila njihet si TTTS kur shkaktohet transfuzioni i gjakut nga njëri binjak tek tjetri, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi ndodhë kjo, binjaku donator lind me 20 për qind më pak peshë sesa tjetri. Kjo sindromë prek 20 për qind të binjakëve identikë të cilët ndajnë të njëjtën placentë.
Nëna nuk ishte në gjendje t’i shihte pamjet gjatë operacionit, por burri i saj po pasi ishte pjesëmarrës në sallë.
“I shihja pamjet në monitor dhe ishte thjesht një mrekulli”, ka thënë babai.
“Jam tronditur ku i kam pa fotot për herë të parë. Kjo është një mundësi që pak prind mund ta kenë”, ka thënë Sarah.
Binjakët ishin me fat pasi operacioni u krye me sukses dhe pa ndonjë problem. Pas katër javësh qëndrimi në spital, ata u liruan për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta Shneta/
This footage shows #TTTS surgery INSIDE the womb. To read more about their story and see photos, please visit: https://t.co/PeUhnUFmtC pic.twitter.com/fvhbTkmSQg
— TAMBA (@tamba_twins_mb) March 10, 2017