Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci, së fundmi përmes një organizimi të “Baby Gender Party” ka zbuluar gjininë e foshnjes.
Diellza dhe basketbollisti i njohur kosovar, Fisnik Rugova janë në pritje të një vajze.
Modelja kosovare, ekskluzivisht për rtv21.tv ka zbuluar disa imazhe nga organizimi i “Baby Gender Party”, të cilin e ka mbajtur me rrethin e ngushtë para dy ditësh.
Në natën e organizimit, në të cilin është bërë edhe zbulimi i gjinisë së foshnjes, Diellza dhe Fisniku kanë shkëlqyer. E veshur me fustan të bardhë të gjatë dhe me flokë të kapura, thjesht, Diellza duket se ka shkëlqyer në krahët e personit të saj të zemrës, Fisnikut, i cili po ashtu ishte veshur me këmishë të bardhë.
Të ftuar në këtë aheng ishin familjarë dhe miq të çiftit, që zbukuruan atë.