Tek disa femra mund të jetë më e theksuar, e tek disa jo, por një gjë e kanë të përbashkët:
Sindroma premenstruale, e njohur më mirë si PMS (Premenstrual syndrome), shumë shpesh e shoqëruar me dhimbje të forta të barkut.
Shumica e femrave e trajtojnë me tableta kundër dhimbjeve apo me banjo të nxehtë, por ka dhe nga ato që e dinë trukun e vogël shtëpiak i cili duhet të ndihmojë. Për atë ju nevojitet vetëm alkooli (më së miri etanol) dhe një copë pambuku.
Pambukun e zhytni në alkool dhe e shtrydhni tepricën. E vendosni pambukun në kërthizë, e përforconi me ngjitës medicinal dhe e leni të qëndrojë 30 deri 40 minuta. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Kjo metodë mund të jetë e dobishme vetëm me kusht që të relaksoheni plotësisht.
Por, nëse dhimbjet vazhdojnë dhe nuk mund t’i qetësoni me barna, patjetër kërkoni ndihmën e mjekut./femra.net/