Këngëtarja e njohur e hitit “Premtimet”, Gjira Kajtazi prej disa muajsh ka dhënë lajmin e bukur që është në pritje të fëmijës së parë.
Gjira nëpërmjet postimeve të ndryshme ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet me djalë.
Gjira ka qenë shumë aktive këto muaj dhe ka postuar shumë foto ku tregon që mezi po pret të mbaj në duar djalin e saj të cilit i ka zgjedhur dhe emrin, mirëpo ende nuk ka dashur ta zbulojë për të gjithë.
Pak para se vogëlushi të vijë në jetë, këngëtarja e njohur është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga mikeshat e saj me një festë madhështore.