Privatësia e pacientëve nëpër spitale shpeshherë dëmtohet ndjeshëm nga sulmet kibernetike.
Sipas gazetës Fierce Healthcare, targetimi i hakerëve mund të jenë pajisjet mjekësore që posedojnë aftësinë e lidhjes me wireless. Sipas statistikave të dhëna, tentimet e hakerëve ndaj këtyre pajisjeve rezultojnë të dalin të pasuksesshme, transmeton Gazeta Shneta.
“Industria e pajisjeve mjekësore, do të thoja në dy vjet e gjysmë apo më shumë, do t’i afrohet kuptimit të përgjithshëm të kësaj çështjeje.”, thekson Zach Rothstein, nënkryetar i asociuar në shoqatën e avancuar të teknologjisë mjekësore.
Në vitin e kaluar, kompanitë Johnson & Johnson dhe St. Jude Medical kanë trajtuar dobësitë e sigurisë në internet lidhur me pompat e insulinës dhe pajisjet kardiake.
Megjithëse të dy kompanitë thanë se hakerët nuk arritën me sukses të hyjnë në pajisje, industria ka gjasa të përballet me presione në rritje kur hakerët të kuptojnë se si të fitojnë para nga ky sulm, ndoshta me një formë të shpërblimit që tashmë është përdorur kundër ofruesve.
Si përgjigje ndaj këtyre sulmeve, industria mund të marrë një shenjë pozitive nga prodhuesit e vaksinave dhe të krijojë një program kombëtar të sigurimit të pajisjeve mjekësore./Gazeta Shneta/