Një pajisje e re mund të jetë në gjendje të monitorojë aktivitetin e stomakut në periudhë 24 orëshe.
Hulumtuesit e GI Innovation Group nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, kanë zhvilluar një pajisje që mund të ndjekë aktivitetin elektrik në stomak për një periudhë 24 orëshe. Pajisja funksion ngjashëm me EKG-në, por në vend të kësaj, kjo pajisje monitoron aktivitetin elektrik të traktit gastrointestinal, transmeton Gazeta Shneta.
Në një studim të fundit të publikuar nga “Scientific Reports”, hulumtuesit zbuluan se pajisja ishte në gjendje të mbledh informata të cilat mund të krahasoheshin me ato klinike.
“Sëmundjet e traktit gastrointestinal janë një nga ankesat më të shpeshta në mjekësinë moderne,” shkroi në një imellë për MobiHealthNews, Armen Gharibans, autori i parë dhe hulumtues postdoktoral i bioinzhinierisë në Universitetin e Kalifornisë San Diego.
Përveç pajisjes, hulumtuesit gjithashtu zhvilluan edhe një aplikacion për smartfonë, ku pacientët mund të regjistrojnë aktivitetin e tyre, lëvizjet e zorrëve, gjumin dhe simptomat.
Të dhënat nga smartfoni sinkronizohen në kohë reale me reagimin e organizmit të përdoruesve, sipas Gharibans./Gazeta Shneta/