Hulumtuesit në Departamentin e Kimisë Fizike dhe Inorganike të URV-së, të udhëhequr nga hulumtuesi i ICREA, Ramon Álvarez Puebla dhe Profesor i Fizikës së Aplikuar, Francesc Diaz si dhe Departamenti i Onkologjisë Klinike të Spitalit Universitar HM Torrelodones, kanë patentuar një pajisje portative që mund të zbulojë qelizat tumorale në gjak.
Pajisja numëron numrin e qelizave tumorale në një mostër gjaku në kohë reale dhe kështu është një mjet shumë efektiv për përmirësimin e monitorimit, trajtimit dhe diagnozës së kancerit.
Sistemi është testuar me sukses tek pacientët në faza të ndryshme të kancerit të gjirit dhe mund të përdoret për të përcaktuar praninë e tumoreve të tjera duke analizuar antitrupa të ndryshëm në mostrën e gjakut.
Pacientët me kancer, veçanërisht nëse kanë metastazë, duhet të monitorohen vazhdimisht gjatë trajtimit për të vlerësuar progresin e sëmundjes. Kjo bëhet duke përdorur teknika të imazhit dhe përmes biopsisë, të cilat janë invazive dhe jo gjithmonë të mundshme raporton Science Daily, transmeton Gazeta Shneta.
Në të kundërt, pajisja e projektuar nga hulumtuesit e URV është shumë e ndjeshme dhe nuk kërkon operacion ose trajtim që përfshin rrezatimin. Prandaj është një metodë shumë e dobishme klinike sepse përmirëson cilësinë e jetës së pacientit duke hequr nevojën për procedura të tjera invazive tradicionale.
Pajisja do të jetë një mjet i dobishëm për përcaktimin e saktë të nivelit të shëndetit të pacientit, sepse mund të monitorojë kancerin shpejt, me çmim të ulët, efektiv dhe jo invaziv.
Për më tepër, ajo mund të ndihmojë në diagnozën e hershme të sëmundjes dhe të monitorojë tumoret në mënyrë më efektive, madje në një mënyrë që ka efekt më pak negativ në trupat e pacientëve./Gazeta Shneta/