Një ekip i studiuesve të inxhinierisë biomjekësore, të udhëhequr nga Universiteti i Minesotës, kanë krijuar një pajisje inovative që mund të ndihmojnë në shërimin e indeve të zemrës së prekur pas një sulmi në të.
Studimi hulumtues është botuar sot në Circulation Research, një revistë e themeluar nga shoqata amerikane e zemrës shkruan Medical Xpress, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara drejtë trajtimit të shkaktarit nr. 1 të vdekjes në SHBA”, tha Brenda Ogle, një profesor i asociuar i inxhinierisë bio-mjekësore në Universitetin e Minesotës.
“Ne mendojmë se ne mund ta modifikojmë këtë pajisje për të riparuar zemrat e kafshëve më të mëdha dhe ndoshta edhe të njerëzve brenda disa viteve të ardhshme.”
Ogle tha se tashmë po fillojnë hapin e ardhshëm për të zhvilluar më tepër pajisjen, duke e bërë testimin në zemrën e një derri, e cila është e ngjashme me zemrën njerëzore./Gazeta Shneta/