Sa herë keni fjetur me dritat dhe televizionin ndezur, apo keni qëndruar në kompjuter deri vonë para gjumit?
Një faktor kyç në rregullimin e gjumit dhe orëve biologjike i është ekspozuar dritës apo natës, prandaj të flini në këto kushte nuk është gjëja më e mirë për një natë të qetë.
Ekspozimi në dritë stimulon një nerv kalon nga syri tek disa pjesë të trurit të cilat kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe disa funksione të tjera që luajnë rol për t’na bërë të ndihemi të përgjumur apo të zgjuar, shkruan Sleep Foundation, transmeton Gazeta Shneta.
Sasia e madhe e dritës para gjumit parandalon fjetjen e rehatshme. Në fakt, një studim i publikuar së fundi ka arritur në përfundim se ekspozimi ndaj dritave jo-natyrale, shkaktojnë pasoja në shëndetin tonë, përfshirë këtu rrezikun e depresionit.
Gjatë ditës, gjeni kohë për pak dritë dielli, apo uleni intensitetin e dritës artificiale.
Gjatë natës, mbajeni dhomën e gjumit të errët. Para se të bëheni gati për gjumë, stabilizojeni rutinën tuaj për të mënjanuar dozën e tepërt të televizioni apo mjetet e tjera teknologjike që posedojnë dritë.
Të vendosni shprehi të mira të gjumit është e rëndësishme edhe për fëmijët dhe foshnjet, pasi që këto ndikojnë direkt në zhvillimin e tyre mental dhe fizik. /Gazeta Shneta/