Në mediet zvicerane ka shpërthyer një debat rreth pagave të kryemjekëve në spitalet e këtij vendi.
Paga vjetore shihet të jetë rreth 1 milion euro në vit, sipas një hulumtimi të realizuar nga emisioni ‘’Rundschau’’, që transmetohet në televizionin publik, SRF.
Por nuk mbaron me kaq për shkak se paga e disa mjekëve të tjerë në përjashtim nga këta 1000 mjekë që marrin rreth 1 milion secili, pagat shkojnë deri në 2.5 milionë euro në vit, siç transmeton Albinfo.ch.
Derisa më së shumti paguhen janë mjekët e fushës së radiologjisë, kardiologjisë, gastroenterologjisë, mjekësisë intensive dhe urologjisë.
Por, ajo çfarë u debatua ishte manipulimi i mjekëve me pacientë duke marrë shuma më të mëdha të parave.
“Me siguri nuk është në rregull që mjekët të fitojnë më shumë falë faktit se sjellin më shumë rezultate mjekësore”, ka thënë deputetja nacionale nga CVP, Ruth Humbel.
Politikanë të tjerë të shumtë kërkojnë më tepër transparencë. Sipas tyre, spitalet kantoanle duhet që në të ardhmen t`i tregojnë pagat e personelit të tyre më të lartë ndërsa tash, lartësia e këtyre pagave është një sekret i mbrojtur rreptësisht.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së mjekëve të Zvicrës, FMH arsyeton të ardhurat e larta të kryemjekëve. Këtë arsyetimne bën duke përmendur përgjegjësinë e madhe që kanë ata dhe orarin e gjatë të punës që arrin deri në 80 orë në javë./Albinfo/