Një spital në Austri ka nisur një hetim lidhur me rastin e largimit nga spitali të një familje austriake.
Një paciente e cila ishte e mbuluar, në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës, ka kërkuar që nga dhoma ku ishte ajo të dalë babai i një pacienteje 23 vjeçare.
Pasojnë shkëmbime fjalësh, ndërsa personeli i spitalit ka kërkuar që babai i 23-vjeçares të largohet nga spitali. Shtetasi 56-vjeçar austriak është zhgënjyer pa masë nga ky reagim: “Kupa është mbushur. Ne ndihmojmë me gjithë dëshirë, por nuk lejojmë që në këtë mënyrë dikush të na bëjë presion. Kjo nuk mund të durohet”, siç raporton albinfo.ch.
Nga spitali në fjalë kanë theksuar se babai i pacientes ka hyrë në spital jashtë orarit të caktuar për vizitë dhe nuk është sjellur si duhet. Përpos kësaj, ndalesa e mbulimit të grave nuk vlen në dhomat e spitalit.
Për më shumë lajmin e plotë mund ta lexoni në Albinfo.ch.