Një shofer ambulance ka dështuar të shpëtoj pacientin pasi bëri aksident në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident pacienti mbeti pa shenja jete pasi ambulanca goditi një kamion, ka raportuar Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjeti- autoambulancë dhe një kamioni. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë.
Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Gazeta Shneta/