Një veteran i luftës në Britani ka vdekur pasi kaloi 54 vjet në spital – duke u bërë kështu pacienti që qëndroi më së shumti në spital.
James Morris ishte shtrirë në spital me këmbë të thyer më 1962 por kurrë nuk ishte kthyer më në shtëpi, pasi pësoi një sulm kardiak dhe mbeti në një gjendje të pavetëdijshme.
James vdiq muajin e kaluar në moshën 75 vjeçare dhe thuhet se është personi që ka kaluar më së shumti kohë në spital si pacient, transmeton Gazeta Express.
James u shtri në spital në moshën 21 vjeçare, pas një aksidenti me veturë ku kishte thyer këmbën.