Edhe pse rastet më të ndërlikuara shëndetësore vazhdojnë ta kenë destinacion të fundit Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një rast ka marrë kahun e kundërt: Nga QKUK-ja në spital privat.
Kjo ka ndodhur me Spitalin Amerikan, që arriti me sukses të plotë ta kthej në gjendje normale shëndetësore pacientin me inicialet Sh.N., shkruan Gazeta Shneta.
Ky pacient trajtimin e parë e morri në QKUK, pasi kishte dhimbje të forta gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.
Pasi nuk gjeti zgjidhje aty, ku përkundrazi gjendja iu vështirësua edhe më shumë, ai ia ‘mësyu’ Spitalit Amerikan për të kryer ndërhyrjen kirurgjie.
Nën përkujdesjen e Dr Arben Kojqiqit, ndërhyrja kryhet me sukses të plotë dhe pacienti tani po vazhdon rikuperimin e plotë, pa dhimbje dhe pa probleme të frymëmarrjes. /Gazeta Shneta/