Të gjithë e dimë se lëngjet me përbërje të lartë të sheqerit, aromave e ngjyrave, janë të dëmshme për shëndetin.
Por si duket këto rekomandime nuk i marrin aspak parasyshë pacientët në QKUK. Mbase as mjekët aty nuk i sugjerojnë se çfarë duhet të hanë e të pinë gjatë qëndrimit në spital, shkruan Gazeta Shneta.
Krejt kjo mund të shihet nëpërmjet disa fotografive të dërguara nga një lexues, ku shihen lëngjet që pacientët i kanë vendosur në dritaret e dhomave të klinikës së Kirurgjisë në QKUK.
Shumica prej tyre siç shihen në foto, janë lëngje që kanë përbërje të lart të sheqerit dhe aromave e ngjyrave artificiale.
Studime të shumta për lëngjet e frutave me përbërje artificiale kanë paralajmëruar për rreziqet që mund t’i shkaktojnë shëndetit tonë. /Gazeta Shneta/