Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë filluar procedurat për rikthimin e qelizave dhe embrioneve sipas kërkesave të pacientëve.
Këto procedura kanë filluar të aplikohen pas vendimit të nxjerr nga Komisioni për Frytnim të Asistuar Mjekësor. Ky komision ka vendosur që t’i jap qelizat dhe embrionet pas disa kërkesave të palëve për të zhvilluar procedurat e frytnimit të asistuar në ndonjë klinikë në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për këtë Gazeta Shneta e ka konfirmuar nëpërmjet burimeve zyrtare, derisa zyrtarët e Klinikës së Gjinekologjisë nuk kanë pranuar të japin informacione shtesë për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.
Poashtu bëhet e ditur se qelizat dhe embrionet lejohen të merren vetëm në rastet kur kërkesa bëhet për vazhdimin e procedurës në ndonjë institucion shëndetësor brenda Republikës së Kosovës. Dorëzimi i qelizave apo embrioneve bëhet në praninë e embriologut të Klinikës përkatëse private, atij të Gjinekologjisë dhe klinikës ku do të vazhdohet procedura e IVF-së.
Kujtojmë se qelizat dhe embrionet e ngrira janë marr nga klinikat privat dhe janë dërguar në Gjinekologji, pas bastisjes nga Policia e Kosovës dhe inspektimeve nga Inspektorati Shëndetësor. Këto bastisje rezultuar me arrestimin e dhjetëra mjekëve dhe menaxherëve të klinikave.
Inspektorati Shëndetësor i ka gjobitur klinikat me nga 20 mijë euro, ndërsa përkohësisht ka mbyllur shërbimeve e IVF-së, çka ka rezultuar me marrjen e tankeve të embrioneve në mënyrë që embriologët e Gjinekologjisë të kujdesen për to deri në një vendim tjetër. /Gazeta Shneta/