Mure të amortizuara, lagështirë, dyer dhe dritare po aq të rrënuara sa gjithçka tjetër…Këto janë pamjet e mjerueshme të Urgjencës së Tiranës.
Me këtë situatë përballen pacientët, fëmijë, të moshuar, njerëz të të gjitha moshave. Ky shërbim tregon më së miri degradimin e Urgjencës së Tiranës. Këto pamje janë skandale të cilat janë asgjë përpara gjithë asaj që ka ndodhur sidomos prej një viti.
Videoja është dërguar në faqen në Facebook “Në sytë e pacientit” nga një lexues i faqes, i cili shkruan:
“Video nga Urgjenca e Tiranës. Në pamje duket qartë mungesa e ndriçimit, mungesa e dorezave të dyerve të WC, duket qartë pisllëku dhe lagështira, duket qartë mungesa e derës së WC, por edhe e perdes së dritares. Kjo situatë ndodhet në Urgjencën e Tiranës. Këtu kryejnë nevojat personale i gjithë ekipi mjekësorë. Me këtë situatë përballen pacientët. Ky shërbim tregon më së miri degradimin e Urgjencës së Tiranës”. /Gazeta Shnenta/