Pa limite, një ndër motot nën të cilën janë bashkuar shumë biznese vendore që të krijojnë një fushtaë vetëdijësuese rreth ciklit menstrual në Ditën e Higjienës Menstruale.
Qëllimi i tërë kësaj fushate është që të ndryshojnë perceptimin shoqëror ndaj këtij procesi që është krejtësisht biologjik e që është i lidhur me të drejtat e grave, derisa do të theksohet edhe nevoja e higjienës menstruale.
Sipas njoftimit nga organizatorët kjo do të mbahet më 28 maj, në qendër të Prishtinës, ku do të marrin pjesë nga mjekët, infermierët, stafi i shkollës, prindërit, aktorët, politikanët, burrat dhe gratë pa dallim për promovimin e Higjienës Menstruale, shkruan Gazeta Shneta.
Në ditën e fushatës do të shfaqen edhe 5 video edukative që janë të aprovuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve do të jetë dj e famshme Oda Haliti.
Gjatë kësaj ngjarje do të jipen edhe bluza dhe çanta me pako sanitare me dizajn të veçantë dhe me mesazhe të shumta. E, së bashku me kompanin Butterfly Kosova Butterfly Kosova vendosën të dhurojnë pako sanitare për të gjitha shtatë strehimoret e grave në Kosovë për të mbuluar nevojat e tyre për 6 muajt e ardhshëm./Gazeta Shneta/