Fillimi i muajit maj do t’u japë mundësi mjekëve të disa aplikimeve që të përfundojnë kursin për ekzaminimin ultrasonografik të gjirit.
Sono-Kos do të organizojë kursin e ekografisë së gjirit, 3-ditor, ku mjekët pjesëmarrës do të mund të mësojnë teknikat e evaluimit të sëmundjeve të gjirit, njofton Gazeta Shneta.
Prof. Dr. Selami Sylejmani dhe Dr. Erton Karafili do të jenë ligjërues dhe trajnerë për këtë kurs të rëndësisë së veçantë.
Ishte mjeku nga Prizreni, Prof. Sylejmani, i cili shpërndau njoftimin për pjesëmarrje në kurs, bashkë me Dr. Ertonin.
Ky kurs i tipit workshop organizohet për herë të parë në Kosovë dhe do t’u japë mundësi mjekëve kosovarë që të fitojnë njohuri të reja në edukimin e tyre të vazhdueshëm profesional.
Sipas njoftimit, kursi është i hapur për mjekët gjinekologë, radiologë, kirurg torakal, onkologë dhe mjekë familjarë. /Gazeta Shneta/