Nganjëherë vënia në gjum e fëmijëve mund t’i frustrojë nënat dhe të i bëjë ato t’i lënë fëmijët të flenë atëherë kur duan; por një orar i çrregullt i gjumit sjellë pasoja në sjelljen e të voglit.
Në studimin e bërë në Angli, janë testuar 10.000 fëmijë të moshave 3-7 vjeç ku është gjetur se ata fëmijë që nuk kanë pasur orar të caktuar të gjumit, kishin vështirësi në sjelljet e tyre, përcjellë GazetaShneta.
Studimi i publikuar në gazetësn “Pediatrics” citon se rreth 20% e prindërve kanë thënë se fëmijët e tyre të moshës 3 vjeçare nuk kishin ndonjë orar të caktuar të gjumit. Ky aktivitet sipas studiuesve pastaj ndikon që fëmijët të jenë të palumtur, agresivë dhe të mos kenë konsideratë ndaj tjerëve.
Yvonne Kelly, udhëheqësja e këtij studimi ka shpejguar se nëse një mbrëmja fëmija bie në gjum në orën 20:00 kurse ditën tjetër rrin zgjuar dëri në 22:00, atëherë kjo i bënë të kenë sjellje të pakontrolluara, edhe nëse kanë fjetur për orë të njejta në të dy ditët. Kështu raporton “Mother.ly”.
Por lajmi i mirë është se ky aktivitet ka shumë shpresë që të përmirësohet. Kjo vetëm kërkon një qëndrueshmëri nga prindërit dhe këmbëngulje deri sa orari të fillojë të kthehet në një shprehi që bëhet natyrshëm nga të dy palë, edhe prindërit por edhe fëmija.
Nëse çrregullimet në oraret e gjumit vazhdojnë, duhet ta keni parasysh se efektet anësore do të vërehen edhe në të ardhmen e fëmijës, duke përfshirë këtu edhe mbipeshen, humbjen e përqëndrimit, vetbesimi i ulët etj.
Nëse fëmijët nuk mësojnë qysh në vegjëli që të krijojnë rregulla që s’guxojnë të thyhen, pasi të rriten ky mentalitet do ju duket shumë i largët.
Bëhuni prind të durueshëm! Është detyra juaj të rritni fëmijë të shëndoshë dhe korrekt! /GazetaShneta/
Rekomandim për kohën e gjumit:
Të sapolindurit – 3 muaj 15-17 orë
Të vegjëlit 9-12 orë + 1.5-3 orë gjatë ditës
Fëmijët 1-3 vejt 9-11 orë + 1-2.5 otë gjatë ditës
Fëmijët parashkollrë 4+ vjet 10-13 orë
Të rriturit 18-65 7-9 orë