Stafi i spitalit të Nairobit në Kenia është pushuar nga puna, ngase operuan në kokë personin e gabuar.
Në spital trajtoheshin dy persona të ndryshëm; njëri prej tyre kishte mpiksje gjaku në tru ndërsa tjetri trajtohej vetëm për ënjtje.
Ky i fundit iu nënshtrua operacionit gabimisht, ndërsa për orë të tëra kishin kërkuar mpiksjen e gjakut në tru.
Momentalisht është hapur një hetim, ndërsa pritet të mbahet një seancë dëgjimore për rastin./Gazeta Shneta/