Ish-kryeministri i Kosovës i është nënshtruar sot një operacioni, pas dy sulmeve që përjetoi në tru.
Pas operacionit, mjeku kryesor doktor Arsim Morina, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për ecurinë e ndërhyrjes, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë komplikim dhe se operimi nuk ka qenë vetëm shërues, por edhe preventiv që truri të çlirohet nga presioni që e ka pas nga sulmi.
“Situata duhet të përcillet dhe në vazhdimësi duhet të përcillen parametrat vitale. Do të veprojmë varësisht nga situata e cila është normale dhe që kërkon rehabilitim”, ka shtuar Morina.
Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve, por megjithatë nuk dihet nëse Rexhepi do të mbetet me pasoja.
Mjekimi i tij do të vazhdojë në Intensivë.
Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu, ka bërë të ditur se familja e Rexhepit ka insistuar që ai të operohet në QKUK. /Gazeta Shneta/