Lindja përmes operacionit kirurgjikal cezarian gjithmonë ndjellë dyshime dhe hezitime për të debatuar qetësisht rreth tij.
Për shkak se lindja është një process i ndjeshëm, njerëzit mund t’iu ikin debateve dhe qartësimeve rreth kësaj procedure, shkruan GazetaShneta.
Edhe po të keni kurizoitet që të shikoni video në internet, ju pa dyshim se do ndiheni në siklet për të shikuar deri në fund, e rrjedhimisht do ngelni pa e kuptuar tërë ecurinë e operacionit.
Por blogerja Jesse Franks ka menduar që të lehtësohjë qasjen e njerëzve ndaj lindjes me prerje cezariane.
Ajo ka publikuar një video në të cilën ka shpalosur me rend të gjitha shtresat e lëkurës të cilat priten gjatë operacionit, por përmes materialeve që për syrin nuk janë pamje grafike.
Duke shpalosur njërën pëlhurë pas tjetrës ajo shfaq qartë shtresat e lëkurës dhe muskujve të stomakut të cilat duhen të priten njëra pas tjetrës deri sa të dalë edhe foshnja.
Videoja ka mrrë lavdata dhe mijëra shpërndarje nëpër tërë botën. /GazetaShneta/