Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë do të organizojnë sot një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit.
Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës, me rastin e kësaj Dite do të organizojnë tryezë me temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë”. Ngjarja do të mbahet në Klinikën e Onkologjisë me fillim prej orës 12:00, shkruan Gazeta Shneta.
Katër shkurti është vendosur si Dita e Kancerit nga Unioni Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit në vitin 2008. Kjo ditë shënohet me qëllim të ngritjes së vetëdijës kundër kësaj sëmundje dhe inkurajimin për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e saj. /Gazeta Shneta/