Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Konferencën dhe Panairin e Parë të Mjekësisë me datë 18 dhe 19 Tetor 2019 në Hotel Emerald.
OMK nëpërmjet KOMS ka vendosur të hap thirrjen për pjesëmarrje pasive të studentëve të vitit të pestë dhe të gjashtë të studimeve në këtë Kongres. Studentët e interesuar mund të marrin pjesë në prezentimin e punimeve të shkencore të Kongresit, dhe jo në punëtoritë e Kongresit (sepse tashmë është mbushur numri i pjesëmarrësve nga mjekët e regjistruar në Kongres).
Pjesëmarrja në këtë Kongres është pa pagesë dhe poentohet me 20 ECTS për pjesëmarrje pasive.
Regjistrimi për pjesëmarrje mund të bëhet duke klikuar KËTU.
Posedimi i ID Kartelës së studentit është obligative, për të dëshmuar statusin e studentit.
Për më shumë informata vizitoni web-faqen https://omk-rks.org/kongresi/ apo na kontaktoni në [email protected]. Numri i studentëve është i limituar, dhe përparësi kanë ata që aplikojnë të parët!