Oda e Mjekëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së kirurgut Dr. Safet Berisha, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme pas një sëmundje.
“Ndahet nga jeta Profesori dhe kirurgu torakal me famë botërore Dr. Safet Beqiri. Gjatë veprimtarisë së gjatë profesionale e më shumë se 40 vjeçare, Dr. Beqiri ishte shef i kirurgjisë torakale dhe Drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në ngushëllimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/