Oda e Mjekëve të Kosovës ka marr vendim për përdorimin obligativ të faksimileve të autorizuara dhe prodhuara nga OMK për të gjithë anëtarët e saj duke filluar nga data 1 maj.
“Përmbajtja e Vulës (faksimilet) nga pika I është e vetmja që pasqyron kualifikimin profesional të bartësit të saj, bazuar në Licencën e Punës”, thuhet në këtë vendim.
Tutje vendimi i OMK-së tërheq vërejtjen se çdo përdorim i vulave tjera është vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës dhe të njëjtat do të raportohen tek organet përkatëse. /Gazeta Shneta/