Organizata Botërore e Shëndetësisë është mobilizuar pas shpërthimit të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.
Peter Salama, zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten në Gjenevë se do të jetë e vështirë dhe e kushtueshme që të bëjmë mobilizimin e duhur të këtij shpërthimi, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë 5 javëve të fundit janë raportuar 34 raste të prekura me virusin Ebola. Nga gjithësej këto raste, 18 nga ta thuhet se kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Tre nga pacientët janë punonjës të shëndetit publik.
“Numri i rasteve të konfirmuara dhe dyshuese është i konsiderueshëm, prandaj jemi shumë të shqetësuar dhe po përgatitemi për të gjitha skenarët, edhe për më të keqen”, deklaroi Salama.
Sëmundja ebola, që kryesisht prek njerëzit dhe gjitarët si majmuni, gorrica dhe shimpanzeja, shkaktohet nga 1 nga 5 viruset e Ebolas. Gati 50% e personave të infektuar me këtë virus kanë vdekur.
Megjithatë, OBSH shpreson se një vaksinë e krijuar nga firma farmaceutike “Merck”, mund të hidhet në qarkullim brenda pak ditësh.
Për vaksinën, merret vesh se duhet të ruhet në temperatura minus 60 deri në minus 80 gradë celsius./Gazeta Shneta/