OBSH thekson rolin e kujdesit parësor dhe punonjësit e shëndetësisë që kontribuojnë mund të bëjnë më shumë për t’i mbajtur njerëzit më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Organizata gjithashtu thekson rëndësinë e integrimit të shërbimeve në rrethana të ndryshme.
“Deri në vitin 2050-të, një në 5 persona në botë do të jenë 60 vjeç e sipër”, thotë Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë që të gjithë njerëzit e moshuar mund të marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten, pa marrë parasysh se kush janë dhe në cilin vend jetojnë” thotë më tej Dr.Ghebreyesus.
“Sistemet shëndetësore të botës nuk janë të gatshme për të përballuar një popullsi të vjetër”, thotë Dr John Beard, drejtor i Departamentit të moshuarve dhe jetëgjatësisë në OBSH.
Ndërsa duke përshkruar gjendjen e shëndetësisë në vendet e ndryshme të botës Dr.Beard tha: “Kujdesi i integruar mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien dhe të sigurojë që njerëzit e moshuar të kenë mundësi të kontribuojnë në zhvillim, dhe jo të mbesin prapa.”