Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që gratë të krijojnë kontakt lëkurë-më-lëkurë me foshnjën e tyre sapo të lindin.
Sipas kësaj organizate, ky veprim ofron përfitime të shumta si për nënën ashtu edhe për foshnjën, përfshirë edhe rregullimin e temperaturës dhe suksesin në gji dhënie, transmeton Gazeta Shneta.
Në vitin 1990 OBSH-ja dhe UNICEF-i zhvilluan “Iniciativën për Miqësinë ndaj Foshnjës në Spital” (BFHI), e cila synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë ushqyerjen me gji.
BFHI është futur në 134 vende, me qëllim të krijimit të mjediseve të kujdesit shëndetësor ku ushqyerja me gji është normë dhe ku ndjeken praktikat e suksesshme që nxisin ushqyerjen me gji.
Për t’u akredituar si ‘Baby Friendly’, spitalet duhet të zbatojnë ‘dhjetë hapa për të ushqyer me gji në mënyrë të suksesshme’.
Hapi 4 thotë: Krijoni kontakt të menjëhershëm fizik dhe të pandërprerë, me qëllim që të mbështesni nënat për të nisur dhënien e gjirit sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes./Gazeta Shneta/